詳 細

  • イシグロカズオ  クララとお日さま (アルバニア語訳)

    Klara dhe Dielli./ përktheu: G. Kasemi. (in Albanian)

    Ishiguro Kazuo
    Tiranë, Botime Pegi 316 c. pap.

    2021 年   ISBN  9789928310873   R260038

    Nga autori I romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman I mrekullueshëm – I pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.
    Historia ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një të ardhme distopike, në të cilën disa fëmijë janë manipuluar gjenetikisht (ndryshe, “fuqizuar”) për të përmirësuar aftësitë e tyre akademike. Duke qenë se shkollimi bëhet krejtësisht në shtëpi, on-line përmes oblungave, mjete të teknologjisë së lartë dhe mësuesve përtej ekranit, mundësitë e fëmijëve për socializim janë shumë të kufizuara, ndaj prindërit u blejnë fëmijëve Shokë Artificialë, ShA, androidë.
    Ulur në vitrinë, nën rrezet e ëmbla të Diellit, Klara vëzhgon botën jashtë dhe pret që dikush ta blejë e ta shpjerë në shtëpi. Në të vërtetë, Klara është një ShA, një Shok Artificial, një makineri humanoide, me aftësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, që këqyr me vëmendje sjelljen e njerëzve që hyjnë e dalin në dyqan apo të atyre që kalojnë në rrugë. Xhosi është vajza e vogël, së cilës I premton që do t’ia kushtojë gjithë dhuntitë e saj të pazakonta si android B2. Do t’I bëjë shoqëri, do ta mbrojë nga sëmundjet dhe trishtimi, e do të përballojë për të grackën më të madhe: të mësojë të fshehtat e mijëra dhomave të zemrës së saj njerëzore.
    “Klara dhe Dielli” është një roman emocionues që hedh vështrimin drejt një bote në ndryshim e sipër përmes syve të një rrëfimtari të paharrueshëm, për të na dhuruar një elegji të re e të mrekullueshme mbi vlerën e dashurisë dhe të sakrificës.

    価格(税込み)    \5,940
    数量
    在庫を超える数量の場合は、ご相談とさせていただきます。