詳 細

  • イシグロカズオ  日の名残り (アルバニア語訳)

    Dritë e zbehtë mbi kodra./ përktheu: G. Kasemi. (in Albanian)

    Ishiguro Kazuo
    Tiranë, Botime Pegi 228 c. pap.

    2021 年   ISBN  9789928310552   R260039

    “Dritë e zbehtë mbi kodra” (1982) është romani I parë I shkrimtarit nobelist Kazuo Ishiguro, fitues I çmimit Winifred Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë.
    Nga mjedisi I qetë dhe I huaj I shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar. Ishte vera e miqësisë së saj të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda.
    Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës, që s’mund t’I zësh besë, të Etsukos.
    “Dritë e zbehtë mbi kodra” është cilësuar si një roman plot finesë mbi ndrydhjen e emocioneve dhe të ndjenjave, I lidhur ngushtë me rëndësinë e së shkuarës në kuptimin e së tashmes.

    価格(税込み)    \5,170
    数量
    在庫を超える数量の場合は、ご相談とさせていただきます。