詳 細

  • 吉本ばなな キッチン (アルバニア語訳)

    Kitchen.

    Banana Yoshimoto
    Trishtil 159 c. pap.

    2025 年   ISBN  9789928844064   R286663

    "Kitchen" është një libër magjepsës dhe origjinal që vë përballë dy rrëfime për nënat, dashurinë, tragjedinë dhe fuqinë e kuzhinës dhe shtëpisë në jetët e dy grave të reja me shpirt të lirë në Japoninë bashkëkohore. Mikage, heroina, është një jetime e rritur nga gjyshja e saj, e cila ka ndërruar jetë. Mikagen e pikëlluar, e merr në shtëpi miku i saj, Juiçi, dhe nëna e tij (që në të vërtetë është babai i tij që vishet si grua), Eriko. Teksa të tre formojnë një familje të improvizuar që së shpejti përballon humb-jet e veta tragjike, Yoshimoto thur një rrëfenjë të bukur e evokuese me kuzhinën dhe ngrohtësinë e shtëpisë në zemër të saj. Me një stil fin e plot fantazi që të kujton Marguerite Duras-in e hershme, "Kitchen" dhe tregimi shoqërues, "Hija e dritës së hënës", janë rrëfenja elegante, thjesh-tësia e dukshme e të cilave është dredhia e një shkrim-tareje shumë të veçantë, zëri i së cilës të mbetet në mendje dhe në shpirt.

    価格(税込み)    \6,050
    数量
    在庫を超える数量の場合は、ご相談とさせていただきます。